Hoti përllogarit dëmet nga vërshimi i ujërave në Kosovë: Gati Fondi Emergjent

Hoti përllogarit dëmet nga vërshimi i ujërave në Kosovë: Gati Fondi Emergjent

11:23, 14/01/2021

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka vendosur krijimin e Fondit Emergjent për të ndihmuar fermerët e goditur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Hoti njoftoi në fb të enjten se "në një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, i njoftova se në takimin e nesërm të Qeverisë në detyrë, do ta formojmë Fondin Emergjent, për skanimin e dëmeve nga vërshimet.

Nga kryetarët e komunave kërkova që sa më parë të formojnë Komisionet Komunale, për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet. E bëra të qartë se, dëmet të cilat janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore, do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjës. Ndërsa Fondi Emergjent, do të ketë prioritet sanimin e dëmeve në ekonomitë familjare, me prioritet familjet me gjendje më të rëndë socio- ekonomike.

Edhe në këtë takim, përgëzova për punën e tyre të jashtëzakonshme Kompaninë për Operacione Civile të FSK-së, Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, ekipet e Xhenios, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale, të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco