Kosovë, 299 raste pozitive dhe 526 të shëruar nga koronavirusi

Kosovë, 299 raste pozitive dhe 526 të shëruar nga koronavirusi

15:03, 13/01/2021

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive dhe ka humbur jetën një person nga koronavirusi

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

Numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco