Kosovë, 279 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 279 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

14:58, 12/01/2021

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive dhe 4 viktima nga koronavirusi.

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco