Kosovë/ LDK dhe AKR formojë koalicionin parazgjedhor, shkojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë/ LDK dhe AKR formojë koalicionin parazgjedhor, shkojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit

13:01, 12/01/2021

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re duket se do të garojnë sa bashku në zgjedhjet e 14 Shkurtit. Mediat në Kosovë raportojnë se LDK dhe AKR kanë arritur sot një marrëveshje për një koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja është firmosur nga krerët e këtyre partive, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, por detajet e saj ende nuk janë bërë publike.

Mësohet se detajet e marrëveshjet do të bëhen publike sot një orën 18:00, në të njëjtën kohë që përfundon dhe afati për regjistrimi i koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kosova do të zgjedh qeverinë e saj të re në 14 Shkurt, pas shpërndarjes së Parlamentit që bëri pak ditë më parë Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

Qeveria e Avdullah Hotit, në bazë të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese u shpall e jashtëligjshme pasi për të kishte votuar një deputet që kishte një dënim të formës së prerë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt 201414/01/2021 17:59

Duket hajdutve e te korruptuarve po ju vjen fundi,me ardhjen ne pushtet te Z Kurti e Z Osmani.

Shto koment

Denonco