Ndërron jetë veterani që ndërtoi spitalin e parë ushtarak të UÇK-së

Ndërron jetë veterani që ndërtoi spitalin e parë ushtarak të UÇK-së

11:18, 05/12/2020

Përmes një njoftimi në media është njoftuar se ka ndërruar jetë veterani i luftës, Elmi Krasniqi .

Krasniqi, kishte ndërtuar Spitalin e parë Ushtarak në Likofc për të trajtuar ushtarët e UÇK-së.

Aty ishte trajtuar komandanti legjendar i UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe shumë luftëtarë të tjerë.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më i dashuri jon  ELMI JETULLAH KRASNIQI  I lindur me 15.09.1952 pas një sëmundje ndërroi jetë me datën 04.12.2020 duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet me daten 05.12.2020 në fshatin Qabiq ne lagjen e Krasniqve ne ora 15:00. Për shkak të situatës se krijuar ju lusim që në varrim të mbani distancë për sigurinë e shëndetit. Të pikëlluar familja Krasniqi”, thuhet në njoftimin e familjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco