Kosovë/ Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në qendër të Istogut

Kosovë/ Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në qendër të Istogut

15:17, 02/12/2020

Sot është ditëlindjen e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe në shenjë mirënjohje është zbuluar edhe shtatorja e tij në qendër të qytetit.

Kjo shtatore u zbuluar nga vajza e tij, Teuta e cila ishte edhe deputete e Parlamentit të Kosovës në legjislaturat e kaluara dhe nga kryeministri Avdullah Hoti.

Skulptor i kësaj shtatoreje është Gëzim Muriqi dhe e cila duket larg cilësisë së shtatoreve të zbuluara për 28 nëntor të këtij viti në Prizren.

Ndërkaq, Haki Rugova në fjalën e tij ka thënë se është një ditë tepër e rëndësishme e tij që ka arritur ta bëjnë zbulimin e shtatores së tij dhe Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

Hoti ka thënë se Rugova, një djalë i rritur pa babanë e rrëmbyer nga komunistët, do të kthehej në një simbol të Kosovës që formimin e tij intelektual e vuri në shërbim të shtetndërtimit të Kosovës, në një kohë të shpërbërjes së rrëmujshme të Jugosllavisë.

“Rugova në frymën e Bogdanit dhe pasuesve të tij e drejtoi Kosovën drejt Europës. Rugova e mori në dorë fatin e populli të Kosovës në një periudhë të rëndë. Kërkesa e kamotshme për mëvetësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi i saj Ibrahim Rugova”.

Me thënien e Rugovës, “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, Hoti ka thënë se do të vazhdojë amanetin e tij për të mbajtur lidhjet miqësore me vendet aleate të Kosovës, veçanërisht me SHBA-në dhe se do të mundohet të arrijë synimet për anëtarësim të plotë në organizatat ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco