Hoti: Ashpërsoni kontrollet për masat anti-COVID gjatë festave!

Hoti: Ashpërsoni kontrollet për masat anti-COVID gjatë festave!

12:46, 02/12/2020

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti ka kërkuar sot ashpërsimin e kontrolleve për masat anti-COVID në Kosovë.

Hoti tha se "kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave anti - Covid! Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kam kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkova të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco