51 kosovarë kanë vdekur nga SIDA

51 kosovarë kanë vdekur nga SIDA

14:48, 01/12/2020

Sot në gjithë botën po shënohet Dita Botërore e AIDS-it, sëmundje nga e cila as Kosova nuk ka mbetur e pa prekur.

Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është shënuar në vitin 1986, ndërsa deri më sot janë raportuar gjithsej 132 persona të infektuar. Sipas të dhënave që kanë autoritetet shëndetësore në Kosovë deri më tani 51 persona kanë vdekur si pasojë e AIDS-it në vendin tonë, shkruan Zeri.info.

Këtë vit janë raportuar 2 raste me HIV/AIDS infeksion.

Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM.

Në Kosovë, qytetarët mund të bëjnë teste falas për HIV/AIDS në institucionet shëndetësore publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco