Kosovë, 574 të shëruar dhe 539 raste me koronavirus

Kosovë, 574 të shëruar dhe 539 raste me koronavirus

15:02, 30/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive dhe janë shënuar 11 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco