KFOR-i: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse ka tensione pas aktakuzave nga Specialja Komandanti i ri i KFOR, Gjeneral-Majori Franco Federici, në prezantimin me Hotin më 24 nëntor 2020

KFOR-i: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse ka tensione pas aktakuzave nga Specialja

14:23, 30/11/2020

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici në konferencë online me disa gazetarë ka folur për gjendjen pas aktakuzave të Gjykatës Speciale.

I pyetur nga Koha nëse ka indikacione për tensione e protesta pas ngritjes së aktakuzave, ai ka thënë se aktualisht situata është e qetë. Por ka shtuar se janë të gatshëm për ndërhyrje nëse cenohet situata e sigurisë.

"Nuk kemi asnjë indikacion që tregon se situata do të ndryshojë. Jemi të bindur që secili do të sillet në mënyrë të moderuar.

Më lejoni të theksoj se KFOR-i nuk është i përfshirë në Gjykatën Speciale. Kjo është temë tërësisht jashtë mandatit tonë. KFOR nuk bënë hetim. Megjithëkëtë ne e përcjellim situatën dhe jemi të vëmendshëm. Ne jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta pas ngritjes së aktakuzave...", ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco