Kosova ngre flamurin kombëtar shqiptar para Presidencës dhe Kuvendit

Kosova ngre flamurin kombëtar shqiptar para Presidencës dhe Kuvendit

08:48, 28/11/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Presidente në detyrë e Kosovës, ka qënë e para që ka uruar Festën e 28 Nëntorit, të gjithë shqiptarëve.

Në një mesah të saj, znj. Osmani ka shkruar:

"Për nder të Ditës së Flamurit - 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.

Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit.

Urime të gjithëve Dita e Flamurit!" 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco