Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi/ Emisari i BE Lajçak, informon Bundestagun gjerman

Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi/ Emisari i BE Lajçak, informon Bundestagun gjerman

20:33, 26/11/2020

Ditën e sotme, Miroslav Lajçak, Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, ka informuar anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka theksuar se e vlerëson shumë interesin dhe mbështetjen e tyre mbi procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator, ku presidenti serb kishte ngritur çështjen e asociacionit, organ ky që Serbia kërkon të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas kthimit në Kosovë, kryeministri Hoti kishte deklaruar se çështja e asociacionit nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve pasi ajo është çështje e mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco