Rriten shifrat në Kosovë, 775 të infektuar dhe 15 viktima nga koronavirusi

Rriten shifrat në Kosovë, 775 të infektuar dhe 15 viktima nga koronavirusi

15:01, 26/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 775 raste pozitive dhe janë shënuar 15 viktima nga koronavirusi.

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375.

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco