Kosovë, 391 të shëruar dhe 704 raste me Covid 19

Kosovë, 391 të shëruar dhe 704 raste me Covid 19

14:54, 25/11/2020

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive dhe janë shënuar 9 viktima në 24 orët e fundit me koronavirus

Institute I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.

Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco