Hoti distancohet nga emërimi i konsullit në Pragë: E mora vesh nga mediat!

Hoti distancohet nga emërimi i konsullit në Pragë: E mora vesh nga mediat!

14:29, 25/11/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është distancuar nga emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, konsull në Pragë. Mediat e përfolën shumë këtë emërim si shpërblim për pazare politike.

Por Hoti deklaroi në Fb: "Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin, " ka shkruar kryeministri i Kosovës. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco