Të infektuarin me koronavirus e detyrojnë të punojë, njoftohet Policia

Të infektuarin me koronavirus e detyrojnë të punojë, njoftohet Policia

13:52, 24/11/2020

Prishtinë – Një punonjës i infektuar me koronavirus është detyruar të vazhdojë punën në një supërmarket të Prishtinës, pasi menaxherja e tij nuk e ka lejuar të qëndronte në shtëpi.

Nga burime të tjera është vënë në dijeni menjëherë Policia, e cila ka kontaktuar personin për të cilin u bë denoncimi.

 “Njësiti policor shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka takuar dëshmitarin, i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetëizolim nga shefi i tij, - deklaroi Policia e Kosovës. - Lidhur me rastin, menaxherja e lokalit, nënshtetase kosovare, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco