Kosova i hyn sot sfidës më të madhe madhe: Do të mbjellin 1,8 milionë drurë!

Kosova i hyn sot sfidës më të madhe madhe: Do të mbjellin 1,8 milionë drurë!

13:48, 24/11/2020

Ka nisur sot në Kosovë, fushata për mbjelljen e 1,8 milionë drurëve me synimin që "t'i japim vendit, ngjyra”.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe organizata joqeveritare" Let's Do It - Ta Pastrojmë Kosovën" e kanë shpallur sot fushatën më të madhe kombëtare “T’i japim vendit ngjyra”.

Fushata parashikon që brenda dhjetë vjetëve, në të gjithë Kosovën të mbillen 1.8 milionë drurë.

Fushata nisi tek Këndi Olimpik në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku merrnin pjesë figura të larta të sportit, politikës dhe artit.

E pranishme do të jetë edhe kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi; medalistja e bronztë e Evropës, po ashtu në xhudo, Distria Krasniqi; trajneri kampion olimpik Driton Kuka; ministrat Vlora Dumoshi, Besian Mustafa, Anton Quni, Arban Abrashi, Burbuqe Deva Bakija; Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti; Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti; Ulrika Richardson, koordinatore e OKB; Burim Qarri, aktivist i mbrojtjes së mjedisit, etj.

Mbjellja e 18 drurëve si fillim shënon simbolikën për mbjelljen e 1.8 milionë drurëve brenda 10 viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco