Ministri Zemaj: Alarmante, rritja e rasteve me COVID në Kosovë

Ministri Zemaj: Alarmante, rritja e rasteve me COVID në Kosovë

13:42, 24/11/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot në vizitë në komunën e Gjilanit. Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, nga i cili është bërë me dije se spitali i Gjilanit do të jetë përfitues i një donacioni.

Zemaj ka thënë se vizita ka të bëjë me mobilizimin e kapaciteteve për të përballuar gjendjen me pandeminë. Ai tutje ka shtuar se interesim i tyre është të rritin kapacitetet dhe ta lehtësojnë situatën, raporton Koha.net. Zemaj e ka quajtur alarmante rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

“Komuna e Gjilanit është në mesin e komunave në zonën e kuqe. Numrat për mua si ministër i Shëndetësisë janë alarmante”, ka thënë ai.

I pari i komunës thotë se e ka informuar Zemajn për gjendjen me pandeminë në të cilën është Gjilani. “Jemi njëra prej komunave që kemi afër 7 mijë teste të realizuara, janë rreth 500 raste aktive me COVID-19. Spitali i qytetit dhe institucionet e tjera janë në shërbim për 24 orë”, ka thënë Haziri në një konferencë për media pas takimit.

Haziri  ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë edhe ekonomia dhe Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ka bërë thirrje që deputetet që ta votojnë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco