Kështu do të jetë spitali i ri i Podujevës, kushton 9 mln euro

Kështu do të jetë spitali i ri i Podujevës, kushton 9 mln euro

13:38, 24/11/2020

Podujeva do të bëhet me një Spital të Përgjithshëm që do të shtrihet në 7700 m2. Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj dhe Saudin Maliqi, në krye të SHSKUK-së, kanë prezantuar projektin.

Projekti detal për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës përfshinë trajtimin dhe adaptimin e objektit ekzistues, ndërtimin e një aneksi për funksionimin si një terësi si spital, me sipërfaqe totale rreth 7700 m2, i cili do të ofrojë shërbimet:

Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specilistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri.

Vlera e përgjithshme e projekti është mbi 9 milonë euro, objekti është projektuar sipas standardeve evropiane të ndërtimit të spitaleve dhe të objekteve shëndetësore.
Ky projekt parashihet të përfundojë 3 vjet pas nënshkrimit të Kontratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco