Muhaxheri ua përplas atyre që dogjën balonën e Pejës: Ishte dhuratë nga kampioni francez!

Muhaxheri ua përplas atyre që dogjën balonën e Pejës: Ishte dhuratë nga kampioni francez!

13:19, 24/11/2020

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar me dhimbje, pas aktit vandal të djegies së balonës me ajër ku shkruhetj "Komuna e Pejës, mirë se vini", ditën e djeshme. Djegia erdhi pas pretendimeve që u ngritën papritur se ajo kishte ngjyrat e Jugosllavisë së dikurshme.

Por Muhaxheri ka shpjeguar se balona në vetvete ishte një dhuratë e çmuar.

"Ngjarja e ditës së djeshme më trishtoi tmerrësisht!  - shkroi kryetari i komunës së Pejës në Fb. - Duke parë reagimet e shumta, e dija se çdo arsyetim do të keqkuptohej dhe nuk do të gjente mbështetjen e një pjese të opinionit. Euforia e reagimeve ishte e jashtëzakonshme, ndoshta më tepër sesa duhej!

Më e keqja e gjithë kësaj ishte se askush nuk kërkonte arsye: pse u vendos, kush e vendosi, dhe pse pikërisht këto ngjyra?

Balona e cila u vendos dje me mbishkrimin: “Komuna e Pejës, Mirë Se Vini” ishte një simbolikë e dhuruar nga piloti francez, kampion në aeronautizëm, z. Guy Cinquin.

Ai e solli balonën me ajër të nxehtë të cilën tashmë shumica e keni parë në qiell.

Pas kthimit në Francë, z. Cinquin e ka promovuar jashtëzakonisht mirë Pejën por edhe kulturën tonë në mediat e atjeshme.

Ai u rikthye prapë në Pejë për të realizuar fluturime të tjera, dhe në shenjë mirënjohje e ka sjellur balonën e cila u vendos dje në hyrje të qytetit, madje atë e ka instaluar personalisht, duke mos e pasur idenë se veprimi i tij me qëllim të mirë, do të keqkuptohej!

Për fund – a është dashur të lejohet vendosja e kësaj balone me ngjyrat e flamurit francez, holandez apo siç pretendohej jugosllav – kronologjia e ngjarjes e paraqitur më lartë pasqyron qëllimin e vetëm të këtij instalacioni, të cilin tani në qetësi secili mund ta vlerësojë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco