Spitali i Pejës: 29 mjekë e infermierë janë të infektuar me Covid

Spitali i Pejës: 29 mjekë e infermierë janë të infektuar me Covid

13:07, 24/11/2020

Shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid dhe 117 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejës.

Përsa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në respirator, 91 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid dhe ata: 10 mjekë, 12 Infermierë dhe 7 punëtorë të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Gjashtë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

266 paciente? kane? kryer analiza, qe? ne? total kane? be?re? 3,797 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

121 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 94 Rëntgen, 18 EHO dhe 9 CT-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco