Gjykata Speciale i zgjat paraburgimin Salih Mustafës

Gjykata Speciale i zgjat paraburgimin Salih Mustafës

07:56, 24/11/2020

Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Judge Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar. Për Mustafën thuhet se rasti i tij mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm nga paraburgimi.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Më 28 tetor, Mustafa doli për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco