Pas Lajçak, BE e pranon: Kishte propozim për ndarjen e Kosovës

Pas Lajçak, BE e pranon: Kishte propozim për ndarjen e Kosovës

10:23, 23/11/2020

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi para tre ditësh se ideja për shkëmbimin e territoreve është e shekullit të 19-të.

“Ne jemi këtu për të qenë pjesë e një zgjidhjeje evropiane, një zgjidhje për shekullin XX dhe jo zgjidhja që bazohet në shekullin e XIX”, tha ai.

Ndërkohë sot, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për mediat serbe “Nezavisne” dhe “Politika.ba”, Borrell tha se shkëmbimi i territoreve nuk është një mundësi aktualisht dhe se Prishtina dhe Beogradi duhet ta gjejnë një zgjidhje.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

Kujtojmë se mediat dhe politikanë të ndryshëm kanë akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama se qëndron pas kësaj ideje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco