Kosovë, 707 raste të reja dhe 10 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 707 raste të reja dhe 10 viktima nga koronavirusi

15:02, 22/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive dhe janë shënuar 10 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco