Vuçiç dhe Vulin kërkojnë të vizitojnë Kosovën

Vuçiç dhe Vulin kërkojnë të vizitojnë Kosovën

12:06, 21/11/2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, me Marko Gjuriç si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Burime të RTK  kanë bërë të ditur se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla. Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Ende është e paqartë nëse Vuçiçi do t’i lejohet kjo vizitë në Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike, deklaratave të tij me të cilat kërcënoi rajonin me luftë e sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

RTK ka tentuar të marrë një përgjigje nga institucionet në lidhje me këtë kërkesë, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco