BE ndihmon Kosovë, 26.5 milion euro për të përballuar pandeminë

BE ndihmon Kosovë, 26.5 milion euro për të përballuar pandeminë

15:43, 20/11/2020

Kosova ka nënshkruar kontratën me BE-në për ndihmën që do t’i jepet vendit nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 26.5 milionë eurosh.

Këto para janë për luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe për të adresuar sfidat ekonomike. Ndërkohë në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm kryeministri Avdullah Hoti si dhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ky i fundit tha se bota dhe Kosova po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo se në këtë sfidë janë të gjithë së bashku.

“Këto janë kohë të vështira, por jemi bashkë në këto kohë”, tha ai.

Teksa Hoti falënderoi BE-në për ndihmesën e fundit nga Bashkimi Evropian si dhe të tjerat paraprake gjatë periudhës së pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco