VIDEO/ Pamje të reja nga vrasja e zëdhënësit të LDK-së në Kosovë, a do e zbardhi Specialja?

VIDEO/ Pamje të reja nga vrasja e zëdhënësit të LDK-së në Kosovë, a do e zbardhi Specialja?

23:19, 18/11/2020

Një nga tronditjet më të mëdha që ka përjetuar populli i Kosovës është vrasja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

Vrasja e publicistit Xhemajl Mustafa vazhdon të mbetet një mister i pazgjidhur.

Pavarësisht hetimeve të cilat janë bërë ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij, ani pse shpresat e familjarëve janë se Gjykata Speciale përfundimisht do ta zbulojë të vërtetën.

Zëdhënësi i lirisë, ashtu siç e quante presidenti Rugova, vdiq pasi pësoi plagë të shumta me armë zjarri në kokë dhe trup, ngjarje kjo që ndodhi në hyrje të banesës së tij, shkruan “Bota sot”.

Ish-kolumnisti i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhemajl Mustafa, ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova.

Ndërsa, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa momente të dhimbshme, nga varrimi i Xhemail Mustafës.

Por, edhe me të dhimbshme këto pamje i bën djali i Xhemajl Mustafës, Besiani, i cili shihet duke e varrosur babin e tij.

Kujtojmë se dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – po hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco