Kosovë, 720 raste pozitive dhe 469 të shëruar nga koronavirusi

Kosovë, 720 raste pozitive dhe 469 të shëruar nga koronavirusi

15:00, 18/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive dhe janë shënuar 11 viktima.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë , janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.

Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco