Prokuroria Speciale: Kërkojmë mbrojtje për disa dëshmitarë e viktima

Prokuroria Speciale: Kërkojmë mbrojtje për disa dëshmitarë e viktima

13:42, 18/11/2020

Avokatja e Prokurorisë Speciale ka zbuluar në konferencën për ecurinë e çështjes së ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë se janë 1842 zëra në materialin që mbështet aktakuzën kundër tyre. Sipas asaj që ajo deklaroi, në material flasin plot 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre e zbardhur ose në formën e transkriptove apo deklarata.

Në emër të Prokurorisë Speciale, avokatja kërkon që për disa dëshmitarë në material dhe viktima Gjykata të marrë masa mbrojtëse.

”Shumë shkurtimisht, mendoj se parashtrimi im ishte shumë i qartë. I nevojshëm një hetim i detajuar dhe i kujdesshëm prej mbrojtjes. Parashtrimi ynë thoshte se mbrojtja do të duhet të nisë hetimet sa më shpejt. Sa i përket avokatit të Veselit që nuk mund të nisë menjëherë, ne kemi marrë shënim të gjitha pikat nga mbrojtja e Veselit, dhe do diskutojmë për provat konkrete. Materiali përfshin 1842 zëra, një pjesë e të cilave është në trajtën e deklaratave, 153 dëshmitarë, një pjesë e tyre të zbardhura apo transkriptiv.

Përkthimi i materialeve mbështetëse në shqip ka filluar në mënyrë të vazhdueshme që kur është dhënë aktakuza.

Parashikojmë që të kemi përkthime të plota brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe viktima. Parashtrimet do të dërghen para Gjykatës. Nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes prokurorisë e mbrojtjes.

Ne do nxjerrim materiale që parashikojnë rregullin sapo ta bëjmë këtë gjë. Duhet të them që në këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, nuk mund të identifikohet apo përkufizohet brenda 30 ditëve.

Ne kemi bërë përgatitje për këtë nxjerrje prej disa muajsh, por bëhej fjalë për një volum shumë të madh. Këto hapa nuk do të mund të ishin marrë dhe siç e thashë duhet të kemi parasysh edhe masat mbrojtëse.

Materiali kërkon redaktime. Duhen 3 njerëz, 2 ditë të plota që të mund të përgatisin një paketë zbulimi, nxjerrje informacioni. Në këtë rast për shembull do na duheshin 4 deri në 6 ditë pune.”- tha Prokurorja Speciale e Hagës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco