Lufta e Kosovës/ Gjenden në afërsi të Serbisë viktimat të groposur në 4 metra thellësi

Lufta e Kosovës/ Gjenden në afërsi të Serbisë viktimat të groposur në 4 metra thellësi

09:19, 18/11/2020

Drejtori në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje shtesë rreth gërmimeve që janë bërë në Kizhevak të Rashkës në Serbi prej ku u gjetën mbetje mortore që janë të shqiptarëve të Kosovës.

Gërxhaliu që ishte pjesë e delegacionit kosovar në gërmime ka thënë se nga informacionet që kanë viktimat janë bartur me një kamion afër një miniere në Kizhevak dhe janë groposur aty.

Në Kizhevak kemi filluar gërmimet prej 40 ditësh pasi gurët e rënë atje mundet të jene hedhur prej vitesh të tëra kemi punuar në vjeshtë dhe pranverë derisa dje kemi hasur në mbetje mortore, ka qenë java e tretë e punës kur kemi arritur që të gjejmë mbetje”.

Sipas dëshmisë së Arsim Gërxhaliu është dashur ndihma nga miqtë ndërkombëtar për të lokalizuar vendin. Gjatë fjalës së tij në ABC News ai tha se lokalizimi I vendit  është bërë I mundur nga pamjet satelitore.

Ai mes tjerash tregoi se nuk e dinë ende se sa trupa mund të jenë.

“Janë groposur në rreth katër metra thellësi dhe nuk e dimë ende saktë se sa trupa janë. Aty ka qenë një gropë që e kanë hapur gjatë punës dhe janë mbuluar me dheun për rreth minierës”.

Sipas tij ekzistojnë dyshime se viktimat mund të jenë nga masakra e Rezallës ndërsa në Kosovë janë 1643 persona të zhdukur që për fatin e tyre nuk dihet akoma asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco