Hashim Thaçi del sot para Gjykatës Speciale për herë të dytë

Hashim Thaçi del sot para Gjykatës Speciale për herë të dytë

08:55, 18/11/2020
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dalë sot para Gjykatës Speciale. Sipas një njoftimi, Thaçi do të paraqitet sot për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë, përcjell albinfo.ch.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre, e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes. Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco