Kosovë, 16 viktima dhe 690 të infektuar nga koronavirusi

Kosovë, 16 viktima dhe 690 të infektuar nga koronavirusi

14:56, 17/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive dhe janë shënuar 16 viktima.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768.

Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 viktima

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco