Kosova i jep 1,5 milionë euro mbështetje, të gjitha federatave sportive

Kosova i jep 1,5 milionë euro mbështetje, të gjitha federatave sportive

12:44, 17/11/2020

Kosova i ka dhënë 1.5 milion euro mbështetje, Federatave Sportive të Kosovës. Lajmin e dha Kryeministri Avdullah Hoti.

"Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot i dhamë mbështetje financiare 38-të Federatave Sportive të Kosovës, - tha Hoti. -. Vlera e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë është 1.5 milion euro, ku do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26,000 sportistë.

Më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes që ju të përballeni me këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalojnë të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim.

Edhe për vitin e ardhshëm është paraparë një pako e mbështetjes që përfshinë edhe fushën e kulturës, rinisë dhe sportit."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco