Rreth 700 policë në Kosovë të infektuar me koronavirus, 11 të vdekur

Rreth 700 policë në Kosovë të infektuar me koronavirus, 11 të vdekur

11:00, 17/11/2020

Rreth 700 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar nga coronavirusi, kurse 11 kanë vdekur nga ky virus, ka konfirmuar Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë.

Ai tha se nuk është e lehtë të ballafaqohesh me pandeminë edhe pse thotë se do të jenë në shërbim të qytetarëve varësisht prej situatës.

'“Deri më tani kemi rreth 700 policë të infektuar ndërsa të vdekur nga koronavirusi kemi 11. Është një përfshirje e madhe nga Covid.

Orari ynë është 8-orësh dhe nuk është lehtë të ballafaqohet me popullatën në këtë pandemi sepse pandeminë e kemi kudo, mirëpo policët nuk hezitojnë dhe mundohet të ruhen vetvetiu me maska. Mundohen të ruajnë vetveten dhe popullatën e pavarësisht, duhet të kryejnë orarin e punës”, ka thënë Tasholli për Ekonomia Online.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 865 mostra prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco