Ish-gjyqtari i UÇK-së anëtarësohet në VV/ Kurti: Dëshmi e gjallë se mund të plakesh patriot edhe i ndershëm

Ish-gjyqtari i UÇK-së anëtarësohet në VV/ Kurti: Dëshmi e gjallë se mund të plakesh patriot edhe i ndershëm

20:11, 16/11/2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i është bashkuar subjektit politik të LVV-së.

Në postimin e tij në Facebook, Kurti ka publikuar veprimtarin e Dobrunës për çështje kombëtare.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në vitin 1961 ishte student në Zagreb, mirëpo u detyrua t’i ndërprejë studimet atje e t’i përfundojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, për shkak se familja e tij konsiderohej politikisht e papërshtatshme në ish Jugosllavi. Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës. Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyren e saj në Prishtinë. Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit. Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco