Kosova për Avni Mulën: Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit!”

Kosova për Avni Mulën: Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit!”

10:04, 30/10/2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë shprehur dhimbjen thellë për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Nderit të Kombit, Avni Mula, lindur në Gjakovë.

Presidenti Thaçi shkroi në Fb: “Vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.  Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit!”

Kurse Kryeministri Hoti tha: “Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula.  Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco