Kosova rrit me 250 euro, pagat e mjekëve që po përballen me pandeminë

Kosova rrit me 250 euro, pagat e mjekëve që po përballen me pandeminë

11:05, 29/10/2020

Kosova ka rritur pagat e mjekëve që po përballen me pandeminë. Kryeministri Avdulla Hoti e dha lajmin para pak minutash në Fb:

"Pagesa shtesë për të gjithë stafin shëndetësorë që po ballafaqohen me pandeminë. Sot kemi arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës për pagesat shtesë deri në fund të këtij viti.
Mjekët – 250 euro në muaj,
Infermierët – 150 euro në muaj,
tafi mbështetës – 100 euro në muaj.
Në afat shumë të shkurtër kohor do të kryejmë edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti, ndërsa në fillim të viti të ardhshëm, do të shihen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19 në territorin e Kosovës."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco