Zhvillohet takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Zhvillohet takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

09:02, 29/10/2020

 

Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mbahet me ftesë të Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftojnë mediat kosovare.

 Delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar gjatë së mërkurës për në Bruksel, ku pritet edhe të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.

Në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kanë bërë të ditur dje nga zyra e kryeministrit.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në këtë takimi, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco