Politikani serb: ‘Në Serbi nuk ka burrë që e njeh pavarësinë e Kosovës’

Politikani serb: ‘Në Serbi nuk ka burrë që e njeh pavarësinë e Kosovës’

11:46, 28/10/2020

Politikani serb, Aleksander Shapiq, i cili drejton partinë “Aleanca e serbëve patriotë” ka thënë se në rrethanat aktuale nuk ka njeri në Serbi që do të mundë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai, gjithashtu, ka përmendur edhe faktin që Serbia vazhdon të mbajë Kosovën në kushtetutë dhe se për të bërë ndryshime kushtetuese duhet të organizohet referendum, shkruan N1.

“Puna është që kemi pak gjëra në të cilat mund të ndikojmë, por në anën tjetër, të heqim dorë ashtu, me vetëdije, pa asgjë, historia e botës nuk e njeh një gjë të tillë”, ka thënë Shapiq.

Po ashtu ai ka shtuar se duhet që qytetarët ta kuptojnë që nëse njohja e Kosovës është kusht i Bashkimi Europian për të hyrë në Union.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco