A do të vihet shtetrrethim në Prishtinë? Flet drejtori i Shëndetësisë

A do të vihet shtetrrethim në Prishtinë? Flet drejtori i Shëndetësisë

09:26, 27/10/2020

Komuna e Prishtinës vazhdon të përballet me numrin më të lartë të rasteve të reja me sëmundjen e infeksionit. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë për Klan Kosova se aktualisht në kryeqytet janë 800 raste aktive me koronavirus. Ai ka kërkuar rritjen e numrit të testimeve për koronavirus, në mënyrë që zbulimi i sa më shumë rasteve të reja do ta pengonin përhapjen e mëtejme.

Megjithatë, Gashi ka përjashtuar mundësinë e një mbylljeje totale në Prishtinë, duke thënë se kufizimi i orarit të lëvizjes nuk ka sjellë ndonjë rezultat të madh në të kaluarën.

Sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të ketë një takim me kryetarin Shpend Ahmeti për të diskutuar në lidhje me gjendjen aktuale me koronavirus në kryeqytet.

Që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars e deri më tash në komunën e Prishtinës janë konfirmuar 5.860 raste me koronavirus, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 80 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 205 raste të reja me COVID-19.

Sipas këtij instituti, 111 raste të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm në Komunën e Prishtinës. “Shifrat janë rritur javët e fundit në nivel vendi – jo vetëm në kryeqytet. Por, gjatë gjithë kohës e kemi parë se Prishtina ka prirë me numrin më të madh. Ta keni parasysh se në Prishtinë numri i testeve të kryera është gjithmonë më i madh në krahasim me qytetet tjera”.

Gashi ka theksuar se vetëm në gjashtë ditët e fundit janë kryer rreth 1600 testime. “Rritjen e numrit të rasteve me koronavirus e kemi pritur me hapjen e shkollave. Ju po e shihni se shumë vende në Evropë janë në mbyllje totale. Praktikisht nga ajo që na ka përcjellë nga marsi ose prilli – Evropa është 2-3 javë para nesh. Pritet një rritje më e madhe e rasteve pas 2-3 javësh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco