Kosovë, 3 viktima dhe 205 raste të reja me Covid 19

Kosovë, 3 viktima dhe 205 raste të reja me Covid 19

14:59, 26/10/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 943 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive dhe 3 viktima.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco