Gjykata Speciale nuk e konfirmon aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale nuk e konfirmon aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit dhe Veselit

10:50, 26/10/2020

Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje nëse është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke argumentuar se ajo është kofidenciale dhe nuk mund të jepen të dhëna derisa të bëhet publike.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara, Angela Griep, tha se kjo aktakuzë, sikur edhe të tjerat, mund të konfirmohet, por të mos bëhet publike menjëherë.

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua kishte paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.

Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

Në një deklaratë për shtyp, Prokurori i Specializuar kishte thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë se mund t’i provojë të gjitha akuzat e paraqitura

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco