LDK/ Nëse do të dorëhiqet Thaçi president do të zgjidhet Isa Mustafa

LDK/ Nëse do të dorëhiqet Thaçi president do të zgjidhet Isa Mustafa

14:34, 25/10/2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri beson se Isa Mustafa duhet të jetë President i Kosovës nëse Hashim Thaçi dorëhiqet.

Nuk kemi biseduar dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka kandidatin për president dhe ai do të jetë, Isa Mustafa, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizë në të cilën po hyjmë”, tha ai ndër të tjera në RTV Dukagjini.

 Dje ishte dita e fundit kur Gjykata Speciale duhej të tregonte se a do t’i konfirmohet apo jo aktakuza Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndërkohë, të premten, Mustafa nuk e ka përjashtuar zgjedhjet pasi është takuar me partnerët e koalicionit.

“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

igorkampula@gmail.com26/10/2020 07:20

Neqoftese ndodhe kjo ateheri thuani lamtumire pamvaresise te Kosoves ,dhe mir se erdhe Jugosllavija e re.

Shto koment

Denonco