Rritje e rasteve me Covid 19 në Kosovë, 159 raste të reja  në 24 orët e fundit

Rritje e rasteve me Covid 19 në Kosovë, 159 raste të reja në 24 orët e fundit

15:07, 22/10/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste positive dhe nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco