Selimi: ‘Kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm për një arsye, të bashkohemi me Shqipërinë’

Selimi: ‘Kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm për një arsye, të bashkohemi me Shqipërinë’

12:26, 22/10/2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, në interpelance në seancën plenare në Kuvend, drejtuar kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i kërkoi të shkëputet nga veprimet e Presidentit Hashim Thaçi dhe të Isa Mustafës për marrëveshjen e Asociacionit.

Selimi duke iu referuar fjalimit të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, kur tha se Kushtetuta nuk është Bibël dhe mund të ndryshohet ai ka bërë një propozim tjetër.

Deputeti Selimi ka thënë që kushtetuta duhet të ndryshohet vetëm për tu bashkuar me Shqipërinë dhe jo për të gjymtuar Kosovën.

“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë”, është shprehur Selimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco