Kosovë, zbulohen 2 raste pastrimi parash nga zyrtarë, sekuestrohen pasuri

Kosovë, zbulohen 2 raste pastrimi parash nga zyrtarë, sekuestrohen pasuri

14:38, 21/10/2020

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar dy raste të reja për pastrim parash, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

Në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se ka edhe pasuri të sekuestruar, që konsiderohet të jetë e fituar nga këto vepra penale, transmeton arbresh.info.

“Rasti i parë është për veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 302 të KPRK-së, dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërkaq, rasti i dytë është për veprat penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431 të KPRK-së, si dhe për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në dy rastet e shënjestruara sot nga Prokuroria Speciale, ka edhe pasuri të sekuestruar që konsiderohet të jetë e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco