Hoti: Unë kryeministër, kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që pas luftës

Hoti: Unë kryeministër, kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që pas luftës

11:17, 21/10/2020

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se e ka marrë detyrën si kryeministër kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që nga paslufta.

Hoti ka thënë se kjo është shkaktuar nga pandemia e nga politika jo adekuate që pasoi me izolim kombëtar, njofton RTK.

“Do t'ju njoftojmë përmes kësaj konference për punën gjatë këtyre muajve, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, e kemi marrë qeverisjen në gjendje të vështirë, situata më e vështirë në 20 vitet e fundit, sidomos për shkak të pandemisë, por, edhe të shkaktuar nga politika joadekuate e nga izolimi kombëtar”, ka thënë ai, duke shtuar se për 50 ditë qeverisje 2 herë është shkelur Kushtetuta.

“Janë evidentu 2 shkelje të Kushtetuës për vetëm 50 ditë, na u është dashtë punë e madhe që ta heqim izolim nga Kosova në një sëri të marërveshjeve që kemi nënshkruar e jemi duke i zbatuar. Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhuar mirë me pandeminë, Kosova mbetet shembull”, thotë Hoti, teksa shton se në Qeverisjen e tij është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit.

“Është ndalur abuzimi me buxhetin e shtetit, janë ndalur prokurimet njëburimore kundërshtim me ligjin, kemi ndalur çfarëdo blerje e makinave si dhe ndalimi i të gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që të ndihmojmë gastronominë”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco