Kosova përgatitet të hapë misionin diplomatik në Izrael

Kosova përgatitet të hapë misionin diplomatik në Izrael

14:55, 20/10/2020

Kosova po përgatitet të hapë ambasadën e saj në Izrael, fryt i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Trump.

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti njoftoi se sot pati në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. 

"Ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhash pëlqimin për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael. Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco