Ministri Gjerman/ Liberalizimi i vizave në Kosovë është çështje politike e BE-së

Ministri Gjerman/ Liberalizimi i vizave në Kosovë është çështje politike e BE-së

12:51, 20/10/2020

Berlini zyrtar, që aktualisht është duke e drejtuar Presidencën e BE-së, ka bërë të ditur se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, përveç që ndërlidhet me plotësimin e kushteve, është edhe çështje politike e Bashkimit Evropian. Një gjë të tillë e ka thënë për ‘Express’ Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë që drejtohet nga Horst Seehofer.

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, para gati dy javësh ka mbajtur një takim me homologët e tij nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ku kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor dhe për problemet me emigracionin.

Megjithatë, ai ka shtuar se në çfarëdo rasti, pozicioni përkrahës i Gjermanisë mbetet i pandryshueshëm.

“Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave” ka thënë ministri.

Ndërkohë, të pyetur nëse ka ndonjë shans që Kosova të marrë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë në Schengen gjatë presidencës gjermane, nga Ministria e Brendshme thonë se puna e liberalizimit të vizave për Kosovën, përveç kushteve, është edhe çështje politike e BE-së.

“Gjermania gjithmonë e ka bërë shumë të qartë që lëvizja e lirë pa viza mund të arrihet pasi të gjitha kushtet e Udhëzuesit për Viza janë plotësuar. Ky, po ashtu, është vendim politik në kontekst evropian”, ka thënë ky zëdhënës i MPB-së së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco