VIDEO/ Sy për sy e dhëmb për dhëmbë, kosovarët i kundër përgjigjen priftit serb

VIDEO/ Sy për sy e dhëmb për dhëmbë, kosovarët i kundër përgjigjen priftit serb

14:11, 18/10/2020

 

Disa ditë më parë një prift serb ka hequr flamurin kombëtar që ndodhet në kullën e vrojtimit në Koshare, që nga viti 1999, por shumë shpejtë kosovarët i janë kundërpërgjigjur veprimit të tij.

Florim Morina dhe Nuhi Bashota i janë kundërpërgjigjur priftit serb, duke e larguar flamurin serb nga Leposaviqi

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 ata kanë shkuar në Leposaviq ku edhe kanë larguar flamurin serb nga aty. Të gjitha këto veprime i kanë xhiruar dhe videon e kanë dërguar në redaksi të Indeksonline.

“Ma keni hjek flamurin, simbolin e trojeve shqiptare në Koshare. Ti ma ka hjek edhe une po ta hjeki ty. Edhe po ta qkyj. Ky nuk egziston në trojet tona shqiptare, kurrë për jetë as s’ka me egzistu“, thonë ata.

“Smë la ndergjegja pa iu pergjigjur priftit serb, shkova ne Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikve serb, per Flamurin Kuq e Zi me Shqiponjen dy krenare e kallim edhe Beogradin” , ka shtuar Florimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco